Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vorë këtë mbrëmje, ku një grua ka mbetur e plagosur nga bashkëshorti i saj.
Mësohet se 68-vjeçarja ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Vorë/Informacion paraprak
Më datë 01.05.2023, në Vorë, shtetasi Q. B., 70 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (sopatë) bashkëshorten e tij, shtetasen V. B., 68 vjeçe.
Si pasojë 68-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.