Kush e vrau 22-vjeçaren keniane? Dyshohet se Joy i dha informacion një lojtari të kazinosë që fitoi miliona

Vdekja e 22-vjeçares keniane në Tiranë mbetet ende mister. Rrethanat në të cilat Joy Ayoko humbi jetën ngrejnë shumë pikëpyetje dhe dyshime.

22-vjeçarja u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë vitin e kaluar.
Që atëherë keniania ishte në gjendje kritike dhe kishte nevojë për kujdes të specializuar neurologjik. Ajo ndodhej në banesë me 5 persona, katër prej të cilëve ishin shqiptarë.

Mes 22-vjeçares dhe personave ka ndodhur një sherr dhe më pas ata e kanë dhunuar barbarisht dhe e kanë hedhur nga ballkoni i katit të dytë.

Ndërkaq duket se ngjarja po shkon tashmë drejt zbadhjes. Hetuesit kanë dyshime se 22 -vjeçarja ka dhënë informacion për mënyrën se si luante në kazino një lojtari, i cili kishte fituar shumë të mëdha parash.

Lojtari fitues është identifikuar nga policia dhe pritet të meret në pyetje. Dëshmia e tij mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e dhunimit të kenianes, që çoi deri në vdekjen e saj.

Ka dyshime të forta që manovrat e kenianes dhe lojtarit të jenë zbuluar nga stafi i kazinosë dhe kjo gjë të jetë bërë shkak i ngjarjes së rëndë.
Gazetari Igli Çelmeta raporton  se 6 të shoqëruarit, mes tyre dhe Rodi Barçi, shoferi i kazinos dhe vëllai i tij, pasi janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen janë lënë të lirë. Këtyre personave iu janë sekuestruar edhe telefonat celularë.

Përveç vëllait të Rodi Barçit të shoqëruarit e tjerë janë miqtë dhe shokët e ngushtë të shoferit të kazinos.

Sa i përket dëshmisë së Barçit ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim, me dëshminë e parë, ku ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje dhe se kishin pasur një marrëdhënie intime, por që i kishin dhënë fund pak para ngjarjes.

Të njëjtat burime thonë se drejt Kenias janë dërguar letër porosi lidhur për autopsinë e kenianes dhe pritet që dhe Interpol të përshpejtojë procedurat për bashkëpunim lidhur me ngjarjen.

Ndonëse telefonat janë sekuestruar grupi hetimor ka hasur vështirësi në telefonin e kenianes për shkak se ajo përdorte numër kenian dhe gjithashtu telefoni i saj ka qenë i dëmtuar, sa i përket komunikimeve edhe ato janë në gjuhë keniane dhe disa edhe anglisht kështu që pritet edhe të përkthehen.

Ndërkohe një ndër pikëpyetjet e mëdha është edhe deklarata e mikeshave të Joy-t. Burimet thanë se në deklarimet e para që u janë marrë Emilit dhe Joy Brenda dhe janë ripyetur disa herë. Ndonëse hetimet vijojnë pritet që zbërthimi i telefonave celularë të ndihmojë grupin hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Teksa natën e ngjarjes nga pamjet filmike është parë një person, i cili është afruar pranë hostelit ku jetonte 22-vjeçarja Joy Ayoko. ./albeu.com/ 


Shtuar 1.05.2023 11:32

Tags: