Vritet nga snajperët rusë gazetari i “La Repubblica”

Një gazetar ukrainas, Bogdan Bitik, që punon me gazetën italiane La Repubblica është vrarë nga një snajper në jug të Ukrainës, ndërsa një koleg i tij italian është plagosur.

“Ne u qëlluam. E pashë Bogdanin në tokë, ai nuk lëvizte. Unë u përpoqa ta telefonoja, ai nuk po përgjigjej. Pastaj u ngrita në këmbë për të dalë nga vija e zjarrit dhe vrapova derisa pashë një makinë civile. Më rridhte gjak dhe më çuan në spital”, tha gazetari italian.

Sipas gazetës, trupi i gazetarit ukrainas nuk është gjetur ende, për shkak të pranisë së snajperëve në zonë./Albeu.com/


Shtuar 26.04.2023 21:46