Një dritë e pazakontë mbi qiellin e Kievit ka alarmuar qytetarët ukrainas, të cilët fillimsht mendua se drita e fortë ishte shenjë paralajmëruese e një sulmi ajror.
Siç shkruajnë mediet e huaja, një dritë e bardhë verbuese u shfaq papritur në qiellin e Kievit.
Aludimet për prejardhjen e dritës misterioze ishin të shumta, disa menduan se ishte meteor, disa të tjerë raketë e disa tjerë mendua se bëhej fjalë për UFO.
Katër video të shkurtra të postuara në një kanal Telegram nga gazetari dhe blogeri Anatolii Sharii treguan qiellin të ndriçuar papritur nga një dritë verbuese.
Në një prej videove, një objekt flakërues dukej se po përplasej me tokën. Pamjet nxitën disa meme rreth alienëve dhe objekteve fluturuese të paidentifikuara. Administrata ushtarake e qytetit të Kievit, duke cituar atë që e quajti informacionin paraprak, fillimisht pretendoi se ishte një satelit i NASA-s i rrëzuar.
Një zëdhënës i NASA-s e mohoi këtë, duke thënë se dukej se kishte një konfuzion në lidhje me një njoftim të mëparshëm që agjencia kishte bërë për nxjerrjen nga përdorimi të një sateliti në pension.
Forcat Ajrore të Ukrainës, përgjegjëse për rrëzimin e raketave dhe dronëve të lëshuar nga Rusia, thanë se një satelit ose një meteorit mund të jetë përgjegjës.
“Ju lutemi mos përdorni simbolet zyrtare të forcave ajrore për të krijuar meme që armiku t’i shijojë!” thuhet në një mesazh.
Mbetet për tu parë origjina e këtij objekti mistrioz.
Në një deklaratë të lëshuar sot, agjencia hapësinore e Ukrainës tha se ngjarja është ende duke u analizuar, dhe “se ndoshta lidhet me hyrjen e një trupi kozmik në tokë”./albeu.com/