Vritet me thikë 38-vjeçarja shqiptare në Itali, plagoset vëllai

Një 38-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë pasditen e djeshme në shtëpinë e saj në via Piave në Scaldasole Pavia.

Mediet italiane shkruajnë se bëhet fjalë për Anila Ruçin dhe paraprakisht dyshohet për vrasje.

Viktima dyshohet se është goditur me thikë. Gruaja kishte rreth një vit që jetonte në shtëpinë ku u gjet e pajetë. Jashtë shtëpisë ndodhej vëllai i viktimës, i cili po ashtu ishte i plagosur me thikë.

Burri u shpëtua dhe u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Zona ku ndodhi vrasja e mundshme, pranë qendrës së Scaldasole (Pavia), u rrethua nga karabinierët të cilët po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rastin./Albeu.com/


Shtuar 20.04.2023 07:51