VIDEO/ Pasagjeri “sulmon” foshnjën në avion, nuk duronte dot të qarën

Një video e cila tregon një pasagjer në një fluturim të Southwest Airlines për në Orlando i cili  zemërohet nga të qarat e një foshnje është bërë virale.

Videoja që qarkullon në internet tregon pasagjerin që fillon të mallkojë foshnjën, prindërit dhe stjuardesat e fluturimit në Southëest që përpiqen të qetësojnë situatën.

“Pagova një biletë për të pasur një fluturim të rehatshëm”, dëgjohet të thotë burri i acaruar përpara se të vazhdojë: “Ky fëmijë ka qarë për 40 minuta.”

Kur ekuipazhi i kërkon të ndalojë së bërtituri, pasagjeri zemërohet edhe më shumë.

“Unë nuk po bërtas. A doni që unë të bërtas? Atëherë do të bërtas”, paralajmëron ai.

Ndërsa burri vazhdon të jetë i acaruar, një pasagjer pranë tij përpiqet ta qetësojë duke i kujtuar se ai është një burrë i rritur që i bërtet një foshnjeje./Albeu.com/

 


Shtuar 20.04.2023 07:41