Këlliçi prezanton planin: 200 metra katrorë hapësirë e gjelbër në çdo lagje

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryeqytetin, Belind Këlliçi ka thënë se mjaftojnë 200 metra katror pronë publike për të ndryshuar rrënjësisht Tiranës.

Ai është shprehur se bëhet fjalë, për 200 metra katrorë në çdo lagje, për ta bërë lulishte dhe hapësirë çlodhëse me stola.

“Sot është një prej probleme më të mëdha në qytet, pamundësia që kanë banorët, kryesisht të moshuarit dhe familjarët me fëmijë të vegjël, për të zbritur nga apartamentet, e për të kaluar pak kohë jashtë”, tha ai.

Ai sqaroi në emisionin e mëngjesit në Vizion Plus se i gjithë projekti në 500 lagje të Tiranës do të sillte një transformim total dhe kërkon 100 mijë metra katrorë, e jo më shumë se 5 milionë euro në një mandat.

Nga ana tjetër, Këlliçi paraqiti edhe shifrën e lartë të ndërtimeve dhe betonit në këto 8 vite, duke vënë në dukje se bashkia aktuale i ka hequr Tiranës 520 mijë metra katrorë gjelbërim dhe ka ofruar 7.1 milionë metër katrorë beton.


Shtuar 18.04.2023 16:20