Këlliçi prezanton projektin për lehtësimin e trafikut nëpërmjet nënkalimit te “Sheshi Skënderbej”

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, prezantoi këtë të hënë projektin për nënkalimin te“Sheshi Skenderbej”, që do të mundësojë lehtësimin e trafikut në Tiranë.

Kelliçi u shpreh me hartë në dorë, se si do bëhet lëvizja e makinave në drejtimin Veri – Jug e anasjelltas, duke lidhur bulevardin kryesor me këtë ndërhyrje.

Këlliçi shpreh se projekti është bërë nga specialistë të shquar të fushës dhe ka kosto rreth 4.5 mln euro, por do të jetë një zgjidhje e madhe për qytetin.

Përllogaritet që me këtë nënkalim, të kursehet gjysma e kohës dhe e stresit që qytetarët e Tiranës kalojnë çdo ditë në trafikun torturues./albeu.com/ 


Shtuar 17.04.2023 09:20