I moshuari i bashkohet protestës: Kam ardhur për studentët! Rama nuk është njeri për të bërë marrëveshje me ta, për 140 ditë nuk erdhi të na takonte

Një i moshuar i është bashkuar protestës para Kryeministrisë, duke thënë se ka dalë në mbështetje të të rinjve dhe studentëve.“Jam në protestë për rininë, për studentët”, u shpreh i moshuari për News24.

Ai kundërshtoi gjithashtu mundësinë e një dialogu mes kryeministrit dhe studentëve, duke u shprehur se Rama nuk ka treguar gatishmëri për dialog me protestuesit gjatë muajve të fundit.

Të lidhura

None found

“Pension 200 mijë lekë e kam, 40 vjet kam punuar. Çfarë na del? Kam djemtë, se po të mos i kisha djemtë, do të isha i vdekur. Dhe ky do takim me studentët. Do të bëjë marrëveshje? Nuk është njeri për të bërë marrëveshje me studentët.

Baballarëve dhe nënave të këtyre studentëve u ka thënë dele për 140 ditë. Nuk erdhi të na takonte. Tani u thotë studentëve: “Hajde të bëjmë marrëveshje”. Kjo është agjenturë e Vuçiçit, nuk ka punë me ne. Do të shpopullojë Shqipërinë. Ku i marrim ushqimet ne? Në Serbi. Ku është bujqësia jonë?”, tha ai.


Shtuar më 21.10.2026 15:37