Studentët dhe qytetarë të tjerë, të cilët po protestonin përpara ministrisë së Arsimit, kanë nisur të marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa bëjnë thirrje njëzëri që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen nga posti.
Ata theksojnë se koha e Ramës ka mbaruar dhe se nuk do të largohen nga sheshi derisa ai të pranojë kërkesën e tyre për dorëheqje.
Të lidhura
None found
Kujtojmë që edhe ditën e sotme, revoltës studentore iu bashkuan përsëri pedagogët, të cilët kanë njoftuar bojkotin e mësimit.
Ata janë shprehur në mbështetje të studentëve në kërkesën që kryeministri të dorëhiqet, dhe kanë dënuar dhunën e policisë.







