Në një postim në rrjetet sociale, këngëtari Endri Prifti, i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, me një thirrje për t’u tërhequr nga pushteti, duke e akuzuar se ka dështuar në drejtimin e vendit.
Ai u ndal te protesta e të rinjve dhe theksoi se ata nuk janë ngritur kot, por kërkojnë një perspektivë më të mirë për të ardhmen në Shqipëri.
Të lidhura
None found
Ai solli në vëmendje edhe largimin e të rinjve jashtë shtetit, duke treguar se edhe djali i tij është larguar një muaj më parë, pasi nuk sheh asnjë të ardhme këtu.
Prifti i kërkoi Ramës të reflektojë për kërkesat e studentëve dhe të llogarisë nëse pagat dhe kushtet që ofron vendi janë të mjaftueshme për brezin e ri.
Në vijim të mesazhit, Prifti u shpreh se i biri ka ikur sepse nuk ka të ardhme në Shqipëri. Ai e ftoi kryeministrin të dëgjojë popullin dhe t’i hapë rrugën, me bindjen se me këtë qeverisje nuk ia del dot dhe tashmë ka dështuar. Sipas tij, rinia nuk është ngritur pa shkak, sepse nuk u del llogaria. Këngëtari i sugjeroi Ramës të marrë një laps e të bëjë hesapin sikur djali i tij të ishte student, pasi shifrat nuk dalin. Sa u përket çështjeve të drejtësisë, Prifti tha se prej pesë vitesh është në pritje të saj: shtëpia i është shitur dhe ende nuk ka marrë drejtësi, me pretendimin se të gjithë ishin të korruptuar dhe ai thirri në ndihmë.






