Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur fjalën e tij në hapjen e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet lokale të14 majit.
Ai tha se kandidatët e këtij koalicioni nuk kanë rivalë, teksa i quajti kandidatët “më legjitimë që ka njohur historia e vendit tonë”.
“Është koha të vrapojmë! Edhe 29 ditë për t’i dhënë fund monizmit absolut në pushtetit vendor. Pyes veten, pas 4 vitesh do shkallmojmë atë që askush nuk e mendonte ndonjëherë në Shqipëri, që ky vend anëtar i NATO, 100 përqind pro evropian, të jetë një vend ku në mënyrë të paligjshme një klikë kontrollon në mënyrë absolute të gjithë pushtetin vendor. Asnjë këshilltar opozitar në 4 vite në Shqipëri. Ne e dimë shumë mirë se pushtet absolut do të thotë korrupsion absolut siç është e gjithë Rilindja. Koha e ndryshimit ka kaluar me kohë, është koha për revolucion. Për revolucionin me votë që do sjellë përmbysjen e korrupsionit absolut.
Ai autobus atje është një shpresë e madje, jo thjesht për transportin falas. Çdo ditë për qytetarët e Tiranës, Ai autobus është shpresë, se më në fund nuk do të vendosen taksa arbitrare, por që shkojnë te pronarët e incenaratorëve që nuk ekzistojnë. Ndaj, të gjithë të vrapojmë sepse përballë këta kandidatë nuk kanë rival, por vetëm një regjim të kalbur në themelet e tij të korruptuara. Kanë përballë një regjim që ka nevojë për një të shtyrë me votën tuaj. Këta janë kandidatët më legjitimë që ka njohur historia vendit tonë”, tha Meta.