Ronaldo Sharka u largua përfundimisht nga Big Brother VIP mbrëmjen e djeshme. Pas eliminimit, shkoi në studio për të folur rreth lojës dhe përvojës së tij në shtëpinë e Big Brother.
Ronaldo u shpreh se, megjithëse kishte marrë informacione nga jashtë shtëpisë, ai nuk e hyri në lojë me qëllim për të sulmuar apo për të luajtur me shpatë në dorë.
Të lidhura
None found
Gjatë bisedës, Ronaldo diskutoi edhe për dinamikën dhe atmosferën në shtëpinë e Big Brother. Ai tha se kishte njerëz në shtëpi që hanë bukë kot.
Pjesë nga biseda në studio:
Ronaldo: Ishte një fazë shumë e çuditshme dhe interesante. Edhe pse kisha informacione nga jashtë, nuk hyra me shpatë në dorë. Vazhdoj me mendimin që aty ka njerëz që hanë bukë kot. I kam thënë Kiarës që të mos ndryshojë. I kam dhënë disa herë sinjale që ajo po ndryshonte sjellje, besoj publiku e ka kuptuar. Një javë kishte jashtë, nuk mund ta merrte aq shumë malli.
Zhaklin: Mua më ka pëlqyer Ronaldo. Do doja që ai të qëndronte më gjatë. I aprovoj deklaratat e tij, mendoj njësoj si Ronaldo.
Arbër: Pate një ndezje.
Ronaldo: Më ndezi nominimi i Nitës. Në optikën time, Luizi më faktorizoi. Sot në një moment, kalon Jori dhe i thotë Kiara, si mund të jetë kaq e bukur kjo vajzë. Mendoj se ka dhe pak xhelozi mes tyre.
