E konfirmon gazetari i njohur, Alaba nënshkruan pjesën e parë të kontratës

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka njoftuar se ylli i Bayern Munich, David Alaba ka nënshkruar pjesën e parë të kontratës së re me Real Madridi.

Austriaku pas nëntë viteve te Bayern Munich do largohet si agjent i lirë për një aventurë të re.

Romano ka njoftuar se pjesa e parë e kontratës është nënshkruar nga Alaba, që do t’i bashkohet “Los Blancos” në fund të edicionit.

“Pjesa e parë e kontratës për David Alaba është nënshkruar dhe kompletuar. Ai do t’i bashkohet si agjent i lirë, konfirmohet.

Njoftimi zyrtar do bëhet në fund të sezonit, kur të gjithë dokumentet do kompletohen”, shkroi ai.

Alaba do nënshkruajë kontratë katërvjeçare me vlerë 12 milionë euro për sezon.


Shtuar 18.05.2021 16:10