Laboratori i drogës në Has, Apeli i GjKKO rikthen për gjykim Astrit Avdylin, ndryshon vendimi për 4 të tjerë

Apeli i Gjykatës për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi që gjykimi për Astrit Avdylin të rinisë edhe një herë në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese.

Ky vendim vjen pasi Shkalla e Parë e GJKKO dënoi më shumë se një vit më parë Astrit Avdylin me 12 vite burg por kreu i Bandës së Shijakut. Ky ishte vendimi i sotëm të Apelit të GJKKO e cila ndryshoi vendimin e shkallës së parë për disa nga të akuzuarit për laboratorin e heroinës në Has.

Gjykata e Apellit të GJJKO ka prishur gjithashtu vendimin për të akuzuarin Jasin Avdyli (Kala), të cili i shtoi dënimin nga 7 vite në 12 vite burg. Ndërkohë, Apeli vendosi që Fatos Llaftiu nga liria të rikthehet për gjykim në shkallë të parë.

Për Denis Llaaftiun, nga i pafajshëm që ishte gjykuar më parë, iu ndryshua vendimi në 10 vite burg. Të vetmet vendime që Apeli i GJKKO la në fuqi ishte dënimi me nga 15 vite burg të Xhemal shalës e Iskënder Sales.

Për dosjen në fjalë janë dënuar me 125 vite e 2 muaj burg 17 të pandehurit të tjerë.

Admir Hoxha, që njihet si ideatori i krijimit të laboratorit të zbuluar në Brenog të Hasit si dhe bashkëpunëtorëve të tij, grupi i i Avdylajve të Shijakut, por edhe të tjerë në Lezhë, Fier dhe Sarandë. Më herët këtij grupi i është sekuestruar edhe pasuria, e cila kapte vlerën e 5 mln eurosh.

Dosja filloi të ndërtohej në dhjetor të vitit 2016 nga prokurori Anton Martini. Fillimisht u arrestuan shtetasit Ramadan Shabani, Enerd Duka, Marjus Xhihani etj, persona këta tashmë të dënuar nga gjykata e Kavajës për tregtim të heroinës.

Pas kësaj indisie, prokuroria ka marë informacion se prapa shpërndarësve të heroinës të arrestuar në Kavajë, qëndrojnë persona të rëndësishëm dhe me influencë.

Lënda narkotike vinte nga Kolumbia, Turqia dhe Peruja për shpërndarje në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj. Në dhjetor të vititi 2016 çështja është rregjistruartek Krimet e Rënda, që vijoi ndjekjen një rasti tjetër të trafikut dhe tregtimit të drogës, ku në përgjime dilnin edhe Avdylajt e Shijakut.

 


Shtuar 4.04.2023 14:28