“Më ka kërcënuar …”, Trump sërish në gjyq pas akuzave të ish-yllit të pornos

Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të paraqitet në gjykatë të martën, në lidhje me akuzat që lidhen me një pagesë të bërë ndaj ish-yllit të pornos Stormy Daniels, për të mos folur për lidhjen e tyre në vitin 2006, para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Trump-it do t’i vendosen prangat dhe do të paraqitet në ambientet e gjykatës në Neë York.

Ish-presidenti pritet që të udhëtojë për në Neë York me avionin e tij të hënën, i shoqëruar nga agjentë të shërbimit sekret.

Të martën Trump do të shoqërohet sërish nga agjentë të shërbimit sekret për në gjykatë.

Me prangat në duar, ish-presidenti para se të futet në sallën e gjyqit do t’i merren shenjat e gishtave dhe do t’i bëhet fotografi.

Nuk dihet ende nëse do të lejohen kamerat në sallën e gjyqit, por e sigurtë është që kamerat do ta filmojnë atë gjatë ecjes në korridor.

Pas përfundimit të gjyqit, ai pritet të kthehet në shtëpinë e tij në Ma-a-Lago në Florida, po me avionin e tij dhe shoqëruar me agjentë sekret.

Vlen të theksohet se ky është plani për momentin dhe gjërat mund të ndryshojnë me zhvillimet që mund të ndodhin në fundjavë.


Shtuar 31.03.2023 23:57