Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen u takua sot në Tiranë me homologun e tij shqiptar Bajram Begaj.
Pas takimit dyshja zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp.
Gjatë fjalës së tij presidenti austruak shprehu mbështetjen e Austrisë për për negociatat e Shqupërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Ai tha se shpreson që Shqipëria të ndjekë udhëzimet e të drejtës europiane. Më tej ai tha se nuk sheh asnjë problem në rrugëtimin e Shqipërisë pasi është në rrugën e duhur për plotësimin e reformave.
Gjithashtu ai zbulpo detaje rreth takimit me presidentin Bajram Begaj duke thënë se në fokus ishte reforma në drejtësi dhe bashkëpunimi ekonomik.
Për këtë të fundit shprehet se 20 biznese ndodhen në Shqipëri për të prezantuar ekspertizën e tyre.
“Procesi i anëtarësimit është shumë i gjatë. Austria në atë kohë ka pasur negociata të shpejta, katër apo 5 vjet. Sa i përket Shqipërisë kemi kohë që i mbështesim, duhet ti mbështesim edhe më shpejt. Më duket interesante që ministri i jashtëm, duhet për tu marrë shembull. Thotë ose je brenda ose jashtë. Ose je anëtar i unionit, ose nuk je. Një temë kritike është Kosova dhe Serbia pas eksperiencës me Qipron. BE do ketë rregulla të qarta. Këtu kemi shpresë për rezultate të mira pas bisedimeve të mira. Më bie ndërmend sa i përket Shqipërisë vetëm çështja e pasaportave të arta, që qeveria ka vendosur ta lërë pezull”, tha presdienti austriak./albeu.com/