Sulmi vdekjeprurës ndaj Top Channel, ambasada e SHBA-ve: Autorët të vihen para përgjegjësive

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë dënon me forcë sulmin vdekjeprurës ndaj Top Channel dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së viktimës.

Nëpërmjet një deklarate në Facebook ambasada amerikane u bën thirrje agjencive ligjzbatuese të kryejnë një hetim tërësor që do të nxjerrë përgjegjësit përpara drejtësisë.

Sulmit mafioz që ndodhi pak pas mesnate në Mëzez të Tiranës, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi ndaj godinës së televizionit Top Channel, duke vrarë rojën e sigurisë, 60-vjeçarin Pal Kola.

60-vjeçari Pal Kola mbeti viktimë e plumbave që u qëlluan ndaj godinës së Top Channel rreth orës 01:00 pas mesnatës./Albeu.com/