Mesazh Rusisë? Macron dhe Von der Leyen së bashku në Kinë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do t’i bashkohet atij në një vizitë të ardhshme në Kinë.

Macron do të udhëtojë në Kinë në fillim të muajit të ardhshëm për bisedime me presidentin Xi Jinping, ndërsa liderët perëndimorë i kërkojnë Pekinit të bëjë presion ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Pas një samiti të liderëve të BE-së në Bruksel, presidenti francez tha se i kishte kërkuar von der Leyen që ta shoqëronte atë në një pjesë të udhëtimit për të paraqitur një “zë të bashkuar” në Kinë.

Kina e sheh veten si një palë neutrale në konflikt. Ajo publikoi një plan armëpushimi prej 12 pikash në shkurt, duke bërë thirrje për bisedime urgjente të paqes dhe një zgjidhje politike për t’i dhënë fund konfliktit. /albeu.com


Shtuar 24.03.2023 22:36