Kryedemokrati i Durrësit Ferdinand Xhaferraj bëri një përshkrim të raportit të kryeministrit Rama me grupet kriminale në vend nisur nga dhuna e “çunave problematikë” ndaj mbështetësve të PD-së gjatë festimeve për Ditën e Verës në Elbasan.
I ftuar në emisionin “Ditari A2” në A2 CNN, Xhaferraj theksoi se qytetarët shqiptarë paguajnë taksa që kryeministri i tyre të mbrohet nga institucione ligjore siç është Garda e Republikës, por se ai preferon më tepër të mbrohet nga banditët.
“Qytetarët shqiptarë paguajnë taksa që kryeministri i tyre të mbrohet nga Garda e Republikës, por Rama preferon të mbrohet prej banditëve. Ky është standardi që ai ka vendosur gjatë këtyre 8 viteve pushtet”, tha Xhaferaj.
Nr.5 i qarkut të Durrësit theksoi se PD i ka të sigurt tetë mandate në zgjedhjet e 25 prillit në këtë qark.