Qeveria amerikane iu ka kërkuar pronarëve kinezë të TikTokut ta shesin këtë rrjet social, në të kundërtën rrezikojnë të përballen me një bllokim, raportoi BBC-ja. Ky vendim vjen pasi shumë vendet kanë shprehur shqetësimin se çka mund të bëjë Kina me të dhënat e përdoruesve nga aplikacion. Por, ndalimi i përdorimit të aplikacionit nuk është i thjeshtë.
Pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan ta ndalojnë TikTokun?
TikToku mbledh të dhëna të ngjashme si aplikacionet e tjera, por zyrtarët amerikanë janë të shqetësuar se këto të dhëna mund të bien në duart e qeverisë kineze. SHBA-ja tha se këto të dhëna mund të përdorën për t’i spiunuar amerikanët, ose për të përhapur propagandë.
Rruga e mundshme e zbatimit të ndalimit nga qeveria do të bëhej duke iu kërkuar sistemeve Apple dhe Google ta hiqnin TikTokun nga platformat e tyre.
Kjo do të nënkuptonte se përdoruesit nuk do të mund ta shkarkonin TikTokun nga këto dy platforma, por ata që tashmë e kanë këtë rrjet në telefonat e tyre do të mund ta përdornin.
Me kalimin e kohës, aplikacioni do të ndalonte marrjen e përditësimeve, gjë që do të shkaktonte probleme për përdoruesit./Albeu.com/