Kiara surprizohet nga vëllai saj i vogël, ja çfarë i tha ai për Luizin

Kiara u surprizua nga vëllai saj i vogël. Ajo kishte mundësinë të fliste me kamër me të, përmes ekranit që ndodhet në dhomën e ndenjes.

Kiara u shpreh se e ka marrë shumë malli për vëllain e saj dhe se ka nevojë për një përqafim tani. Ajo e pyeti vëllain nëse ai e ndjek atë në Big Brother, ndërsa ai u shpreh se e ndjek shpesh herë.

Vëllai i tha Kiarës se ajo pi shumë cigare dhe i kërkoi asaj të mos konsumojë aq shumë. Ai bëri një koment edhe për Luizin. I pyetur nga Kiara se si i duket burri i saj, i vëllai u shpreh se i duket shumë i bukur.

Kiara: Kemi qëndruar një herë larg. Ai nuk kishte mundësi të vinte në Shqipëri. Flasim 24 orë bashkë, pa shkëptutje.

Gjithashtu Kiara shumë kurioze pë mendimin e vëllait e pyeti si i duket Luizi.

“Shumë i bukur, mezi pres t’ju takoj të dyve në Tiranë”, i tha i vëllai Kiarës.


Shtuar 21.03.2023 23:13