Pas spektaklit të së martës, kur banorët u ulën të gjithë në oborr për të darkuar, një debat i nxehtë nisi mes Oltës dhe Kristit, kjo pasi ky i fundit i tha Oltës se ajo nuk është nënë në këtë shtëpi.
Kristi u shpreh se Olta nuk ka treguar asnjë element harmonie, që sipas tij, është baza e të qenurit nënë. Ai shtoi se nuk e ka parë ndonjëherë Oltën të përhapë harmoni në shtëpi, të qeshë apo të gëzojë dhe sipas tij, deri në këtë pikë të lojës, ajo ka mbërritur me atë karakter që ka.
Olta u prek shumë nga fjalët e Kristit dhe i tha atij, se fakti që ajo nuk e tregon shumë anën e saj të ndjeshmërisë nuk do të thotë që nuk është nënë. Ajo shtoi se kur Luizi ishte sëmurë e ndjeu t’i qëndronte atij pranë dhe aty tregoi instiktin e nënës.
Ky debat u pasua me të tjera diskutime gjatë javës, lidhur me këtë temë e jo vetëm. E gjithë java e “zuri” Oltën dhe Kristin duke diskutuar me njëri-tjetrin.
Olta: Më vjen keq që Kristi më preku te pika e dobët.
Kristi: Unë atë debat e bëra shumë seriozisht dhe ti reagon ashtu?
Olta: Më vjen keq që përdori elementin, se sa nënë jam unë në këtë shtëpi, për të forcuar dinamikën e lojës së tij. Unë i thash më kërko falje, ai më tha absolutisht jo. Është shumë turp që krijon një dinamikë të tillë, vetëm se je në nominim.
Kristi: Këtë nuk e ka lënduar asgjë.
Olta: Kristi më thotë që unë nuk kam shfaqur asnjë element si nënë.
Kristi: U viktimizove Olta, sapo e bërë tani.
Olta: Unë vajta e kapa Kristin dhe i thash të lutem më kërko falje. Unë u preka, nuk ma tregoni dot ju ndjeshmërinë.
Luizi: A je prek? Ti e shfrytëzove të gjithë atë situatë.
Olta: Unë isha pasive në të gjithë atë histori. I thash Kristit më kërko falje. Kjo është një temë shumë delikate.
Kristi: Olta e ka bazuar lojën e saj vetëm te manipulimet, unë dua ta shoh në pozita të tjera. Përshembull të mbajë një lloj balance në shtëpi, apo të japë harmoni në shtëpi.
Olta: Kristi e bën këtë diskutim për të krijuar dinamika. Është shumë e turpshme.
Dea: Unë mendoj se Olta dhe Kristi duhet ta zgjidhin këtë bisedë me tone të ulta. U bë situata shumë e madhe pa qenë nevoja.
Elvisi: Pavarësisht se si është biseda mes tyre, A ka mundësi ta pyesim tjetrin se çfarë kishte në mendje?
Olta: Kristi mu përgjigj në mënyrë shumë arrogante, kur unë i thash që të më kërkoje falje. Kishin kaluar tre orë dhe prandaj nisa të qeshja. “Do e shkatrrëoj” ishte batutë. Ne e përdorim shumë shpesh në shtëpi. Unë kisha ardhur e shkatërruar aty, qava me Maestron te lavanderia.
Kristi: Nuk ka nevojë të viktimizohesh.
Olta: Nuk është viktimizim. Gjendja ishte ndryshe kur bëra batutën me Maestron.
Arbër: Më vjen keq për marrëdhënien që është krijuar mes tyre. I kam parë në shumë momente që kanë krijuar debate. Kemi të bëjmë me një nënë, jam munduar të tregohem i kujdesshëm me komentet. Është përtej lojës, kur bëjmë të tilla komente. Mendoj që sjellja e Kristit brenda shtëpisë, ka rënë në dukje si diçka e jashtëzakonshme, sepse ashtu ka dashur Kristi. Sjellja e Kristit është normale. Ky është realiteti. Më vjen keq që nuk të jap dot të drejtë këtu Krist. Nuk mendoj se ti je një element që ke shërbyer në harmoninë e shtëpisë.
Zhaklin: E shikoj të përsëritur debatin Olta-Kristi. Ata vënë në dukje debatet për të normalizuar marrëdhëniet e tyre. Mesazhi që Kristi ka dashur t’i tregojë Oltës ka qenë që të jetë më e dashur apo më e qeshur. Olta nuk ka hyrë si nënë në shtëpi. Ka hyrë si Olta Gixhari. Ajo nënën e bën në shtëpi me djalin dhe familjen e saj. Ajo aty ka hyrë si zonjë, për të zhvilluar anën e saj profesionale. Nuk bëhet më e mirë, nëse ajo e tregon apo jo mëmësinë. Është çështje personale. Ti Kristi përdore një element që nuk kanë të bëjnë fare me këto që unë rëndita. Nuk e bën atë një njeri të mirë apo më të keq, nëse tregon anën e mëmësisë.
Kristi: Të themi që Olta është njeri i bukur këtu brenda, nuk e themi dot.
Zhaklin: Ajo nuk është futur si mama, por si Olta Gixhari.
Kristi: Nëse Olta do jetë më harmonike, do ishte më bukur. Ajo ka bërë gjëra, që ka ndikuar në balancat e mia në shtëpi, në marrëdhënie me të tjerët. Ka tentuar më shumë të shkatërrojë balanca se sa të rregullojë.
Olta: Me Maestron i ke prishur vetë balanca.
Kristi: Ti ke bërë komente negative për mua.
Olta: Më thuaj një koment.
Kristi: Pse rri me këtë, pse rri me atë. Kjo ndikon.
Olta: Kur t’i prisha unë ty balancat me Maestron? Nga marrëdhënia jonë, jam larguar unë. Ti ke ardhur disa herë të më thojë që pse nuk rri me mua.
Kristi: Ti ike, ke ikur gjithmonë.
Olta: Po, pra të lash.
/Albeu.com/