Gazment Bardhi ka folur në lidhje me zgjedhjet e 14 Majit dhe regjistrimin e kandidatëve.
Bardhi u shpreh në “Opinion” se kandidatët e dalë nga procesi i primareve duhet të regjistrohen me logon e demokratëve dhe jo atë të Partisë së Lirisë për të shkuar në zgjedhje me kandidatë të unifikuar.
“Ne po i shtrijmë dorën dhe po i them urdhëro ke partinë tënde. Për mua ka rëndësi të dalë në krye të fushatës kandidati për bashkinë. Ka nevojë kandidati për zotin Berisha në fushatë? Ta marrë zotin Berisha. Ka nevojë për Enkelejd Alibeajn?
Mos më fol për zgjedhjet e zotit Berisha se nuk kanë rëndësi. Unë besoj se kandidati për të fituar ai ka nevojë për votat e Sali Berishës, Enkelejd Alibeajt, Ilir Metës. Ka nevojë për votat e çdo opozitari.
Nëse ka nevojë për çdo votë duhet të investohet pikë së pari që të jetë kandidati i demokratëve dhe jo i Partisë së Lirisë dhe për të bërë bashkë të gjithë demokratët në një kandidaturë të unifikuar. Unë mendoj se kishte një formë më të mirë për të zgjedhur kandidatin, me votën brenda partisë me vlerësimin në sondazhe”, tha Bardhi.