Nga Alla te Xhelili e Tushe, kryebashkiaket dhe zyrtarët socialistë të arrestuar ndër vite

Korrupsion, abuzim me tendera e shpërdorim detyre, këto janë akuzat që ndër vite kanë çuar pas hekurave kryebashkiakët socialistë, me Lefter Allën të fundit, i cili u arrestua me urdhër të SPAK mbrëmjen e djeshme për favorizimin e kompanisë “Englant SH.P.K” dhe dhe “BE-IS” Sh.p.k, përndërtimin e ujësjellësit në lagjen e vjetër Bulqizë, tender me vlerë 322.439.000 lekë të rinj. Gjithashtu në pranga kanë rënë dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Bulqizë.

Kujtojmë se më 6 korrik 2021 u arrestua Fatos Tushe. Një tender me vlerë 24 milionë lekë është shkelja që çoi pas hekurave kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe bashkë me 10 persona të tjerë me tyre zyrtarë dhe ish-zyrtarë dhe dhe biznesmenë. Tenderi ishte dhënë në mënyrë të paligjshme për ndërtimin e një kanali vaditës dhe sot Tushe ndodhet në burg.

Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku u arrestua nga policia italiane, pasi u kap me 20 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë. Kujtojmë se fshehja e një dënimi në Greqi për falsifikim parash në formularin e dekriminalizimit çoi në shkarkimin e Kajmakut nga drejtimi i bashkisë së Vorës. Pasi u zgjodh në krye të bashkisë më 30 qershor 2019 ai u denoncua nga PD për fshehjen e dënimit. Kjo akuzë u vërtetua nga prokuroria e Tiranës e cila mori informacione nga autoritetet greke. Në një letërporosi autoritetet greke konfirmuan se ai ishte në kërkim në 2003 për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri.

Për t’u rikthyer sërish në qarkun Dibër, në vitin 2016 u arrestua kryetari i atëhershëm i bashkisë Dibër, Shukri Xhelili, pas publikimit të video-skandalit, ku kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Xhelili i dënua me 1 vit e 8 muaj burg për akuzën “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”. Ai u lirua nga qellia më 30 qershor 2017.

Në vitin 2015, u arrestua kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika,  pas një kerkesë të prokurorisë dhe me një vendim gjykate që kishte vendosur për të “arrest me burg”. Ai akuzohej për shpërdorim detyre, falsifikim të dokumentave, ndërtim të paligjshëm dhe për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Përveç kryebashkiakëve, të arrestuar janë dhe zyrtarë të tjerë socialistë, përfshirë këtu ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ish-deputeti Alqi Bllako si dhe ish-zyrtarja e Kryeministrisë Alda Klosi, të cilët akualisht ndodhen në burg./albeu.com