LIVE/ Komisioni i bindur për shkarkimin e Metës, publikon pamjet filmike: U emocionuat?!

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta sot ka publikuar disa video me deklaratat e Kreut të Shtetit, të bëra para zgjedhjeve të 25 prillit.

Videot nisin me përplasjen e Presidentit Meta me policinë bashkiake në selinë e Frymës së Re Demokratike dhe vazhdojnë me deklaratat ku i bën thirrje qytetarëve që në 25 prill të rrëmbejnë sfurqet për të mbrojtur votën.

Sipas Komisionit, këto janë të tjera prova që Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën.

Ndërkohë që në Komision transmetohen videon, kryetari Alket Hyseni i drejtohet Spartak Brahos duke i thënë: “U emocionuat zoti Braho, sepse unë ndjeva keqardhje”.

Ndërkohë, anëtarja e ketij komisionit, Klotilda Bushka citoi disa nga deklaratat e Kreut të Shtetit dhënë për mediat, apo edhe postimet në Facebook të Presidentit.


Shtuar 17.05.2021 14:16