Ndahet nga jeta ish-arbitri i njohur i futbollit shqiptar

Dita e sotme ka qenë trishtuese për futbollin shqiptar dike qenë se ka ardhur lajmi se ish-arbitri, Faik Bajrami është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare. Bajrami falë cilësive të tij ia kishte dalë të merrte edhe stemën e FIFA-s. Sakaq, për humbjen e sotme, ka reaguar edhe FSHF me presidentin Armando Duka.

“Bajrami është një ndër emrat më të mëdhenj të arbitrimit shqiptar. Ai shënoi emrin e tij me germa të arta në historinë e futbollit shqiptar duke arbitruar në 21 shkurt 1971 në Roterdam, ndeshjen Holandë-Luksemburg.

Bajrami ishte një person me integritet të lartë dhe një figurë sportive e respektuar, dhe mungesa e tij do të ndihet gjatë në familjen tonë të futbollit, duke parë kontributin e tij të vazhdueshëm në futbollin shqiptar.

Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen, të afërmit dhe miqtë e shumtë të Faikut në këtë moment të vështirë që po kaloni“, thekson Duka.

Shtuar 17.05.2021 14:07