Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka komanduar si prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Olsi Dado.
Komandimi i Dados është bërë përkohësisht, me kërkesë të kreut të SPAK, Altin Dumani.
Mësohet se komandimi i tij është kërkuar përkohësisht, për nevoja pune.
Kujtojmë se SPAK aktualisht bëhet me 18 prokuror nga 20 të parashikuar në organikë.