Një sherr me thika ka ndodhur në një lokal në Tiranë. Policia bën me dije se dy persona janë plagosur me thikë, të cilët janë sulmuar nga shtetasit R. H., 28 vjeç dhe B. S., 42 vjeç.
28-vjeçari është arrestuar, ndërsa ndaj 42-vjeçarit nisi procedimi penali në gjendje të lirë pasi ka dëmtuar tavolinat e lokalit ku ndodhi konflikti.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin R. H., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penali në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete prerëse shtetasit K. S., 27 vjeç dhe K. S., 31 vjeç. Gjithashtu, shtetasi B. S. ka dëmtuar tavolinat e lokalit ku ndodhi konflikti”, njofton policia./albeu.com