Një shpërndarës droge, i dëbuar më parë nga Britania e Madhe u kap duke rritur më shumë se 100 bimë kanabis në një shtëpi në Southampton.
Migen Elezi, me origjinë shqiptare, u kap duke u kujdesur për bimët të cilat arrinin vlerën e 66,000 £ në pronën në Sirdar Road, Portsëood.
Policia ishte informuar për fabrikën e kanabisit dhe rrethoi ndërtesën me oficerë duke përdorur një sharrë për t’u përpjekur të futeshin brenda.
Elezi u përpoq të arratisej dhe u ngjit në çati.
Më pas ai u hodh duke thyer kyçin e dorës. Por pavarësisht kësaj sërish u përpoq të vraponte.
Policia e ndoqi nga pas derisa e arrestoi.
Policia zbuloi 6 dhoma që përdoreshin për rritjen e kanabisit me ventilim, plumba me fuqi të lartë dhe sasi të plehrave dhe kimikateve të gjetura.
Shtëpia kishte gjithashtu një dhomë gjumi me ushqim dhe një furçë dhëmbësh me ADN-në e Elezit në të.
Elezi, i cili më parë ishte burgosur dhe deportuar për trafik droge në rrugët e Brighton, pranoi se prodhonte një drogë të klasit B.
Sakaq, Elezi u dënua me 16 muaj burg. Gjykatësi e paralajmëroi atë se dënimet e tij do të bëhen “gjithnjë e më të mëdha” nëse nuk “heq dorë”./Albeu.com/