Në mbështetje të kauzës së studentëve dhe protestave të tyre kundër sistemit dhe qeverisë aktuale në Shqipëri, “Vllaznit Ultras” kanë vendosur të pezullojnë pjesëmarrjen në të gjitha aktivitetet sportive.
Të lidhura
None found
Tifogrupi kryesor i Vllaznisë e njoftoi vendimin përmes rrjeteve sociale, duke sqaruar se nuk do të jetë në tribuna për aq kohë sa të vazhdojë protesta e studentëve.
Ky qëndrim i tifozëve shkodranë vjen ndërsa Vllaznia ka përpara përballjen me Egnatian, të planifikuar më 18 tetor, në kuadër të javës së 7-të të Abissnet Superiore.






