Një granatë dore është hedhur në oborrin e një banese në fshatin Bulgarec të Korçës.
Uniformat blu bëjnë me dije se nga shpethimi ka vetëm dëme material.
Banesa ku u hodh granata ishte e braktisur pasi pronarët e shtëpisë kanë ndërruar jetë 4 vite më pare.
Shpërthimi ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit dhe është hera e dytë që ndodh. Eqerem Leshnja, kushëriri i parë i pronarit pohon se për pronën ka një konflikt familjar, mosmarrëveshje pasi kërkojnë pjesë motrat./AlbEu.com/