Tragjedia e trenave, studentët në Greqi nuk i ndalin protestat, mbyllen universitetet

Studentët në Greqi janë sot sërish në rrugë për të protestuar për tragjedinë në Tempi.

Protesta ka pasur në rrugët e Athinës, teksa universitetet janë mbyllur, pas aksidentit fatal me 57 viktima.

Rreth 30 mijë persona iu bashkuan protestës në kryeqytet me sloganin “Ky krim nuk do të mbulohet për të gjithë të vdekurit, ne do të jemi një zë”.

Mitingje të ngjashme janë paralajmëruar edhe në Selanik, në Kamarë dhe Patra.

Një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash që po afrohej pranë qytetit verior grek të Tempe më 28 shkurt, pasi ata u vendosën gabimisht në të njëjtën shina.

Zbulimet e boshllëqeve të sigurisë në linjën hekurudhore më të ngarkuar të Greqisë e kanë vënë qeverinë e qendrës së djathtë të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në shënjestër të kritikave.


Shtuar 9.03.2023 11:35