Dy persona janë arrestuar në Elbasan, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Të arrestuarit janë një 44-vjeçcar nga Cërriku dhe jë 23-vjeçar nga Librazhdi.
Njoftimi i Policisë
Policia e Elbasanit ka vijuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Si rezultat i këtyre kontrolleve, u kapën dhe u vunë në pranga, për paligjshmëri të ndryshme, 3 shtetas, konkretisht:
-K. Z., 44 vjeç, banues në Cërrik, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë;
-B. B., 23 vjeç, banues në Librazhd, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis;/albeu.com/