Benfika “manita” Bryzhit dhe kalon në çerekfinale të Champions League

Benfika ka dhuruar spektakël dhe gola mbrëmjen e sotme përballë klub Bryzh, duke fituar me rezultatin 5-1 dhe duke kaluar në turin çerekfinale të Champions league.

Portugezët shënuan që në minutën e parë të takimit, por goli u anulua nga sistemi VAR.

Ndërkohë që Rafa Silva do të shënonte golin e parë në minutën e 38-të të takimit, ndërsa Ramos do të dyfishonte në fund të pjesës së parë, si dhe do të shënonte edhe golin e tretë të sfidëts dhe të dytin personal në minutën e 57-të të takimit.

Më pas do të ishin Zhoa Mario në minutën e 71 dhe Neres në të 78-n që do ti çonin shifrat në 5-0.

Por pak para mbylljes së ndeshjes Meijer do të shënonte golin e nderit për miqtë.

Benfika kualifikohet për në çerekfinale pasi mposhti me rezultatin e përgjithshëm 7-1 Bryzhin, pasi në ndeshjen e pari kishte fituar 2-0 në Belgjikë.

/AlbEu.com/


Shtuar 7.03.2023 23:03