Si ndodhi pengmarrja në Durrës, autorët i grabitën kambistit 1 mln lekë

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me pengmarrjen dhe grabitjen e kambistit në Durrës.

Kujtojmë se një nga autorët e krimit shoferi i automjetit që u përdor për të marrë peng kambistin është arrestuar, ndërsa bashkëpunëtori është shpallur në kërkim.

Grabitja ka ndodhur mesditën e së dielës pranë filialit të postës shqiptare, te tregu i hapur i këmbimit valuator në Durrës.

Por si ndodhi grabitja

Një person i është afruar kambistit dhe i ka kërkuar të futet në automjet pasi donte të shkëmbente një shumë të konsiderueshme valute. Më pas i ka kërkuar shoferit të lëviznin në një vend tjetër për të mos rënë në sy.

Automjeti ka lëvizur drejt Katund Sukthit ku nën kërcënimin e thikës të vendosur në gjoks, kambistit 58-vjeçar nga Durrësi i është vjedhur çanta me para në vlerën e mbi 1 milion lekëve të rinj. Pasi e kanë grabitur autorët e kanë lënë kambistin jashtë makinës në Katnd Sukth./albeu.com/


Shtuar 6.03.2023 14:59