Nëse jeni bërë shpesh pishman për mesazhet që nisni, opsioni i ri i WhatsApp do t’ju shpëtojë

Prej shumë kohësh WhatsApp ka qenë duke punuar për një “update” që do i lejojë përdoruesit të editojnë mesazhet.

Opsioni i ri do ju lejojë të modifikoni mesazhet tuaja pasi t’i keni dërguar ato. Ky opsion do të jetë i disponueshëm vetëm për 15 minuta pasi të jetë dërguar një tekst. Megjithatë, specifikat se kur do të dalë në treg nuk janë publikuar ende.

Redaktimi u kërkua nga miliona përdorues të WhatsApp si një përpjekje për të korrigjuar gabimet ortografime që u dërgohen të tjerëve në bisedat personale ose mesazhet në grup.