Po zhvillohet në Paris edicioni i shtatë i çmimeve “The Best” të FIFA-s, për të nderuar më të mirët e vitit që lamë pas, 2022.
FIFA ka vendosur të zhvillojë këtë ceremoni në shkurt, si pasojë e përfundimit të Botërorit 2022 në dhjetor.
Në këtë ceremoni do të jepen çmime të rëndësishme për lojtarë e trajnerë, si për meshkuj, ashtu edhe për femra, teksa do të publikohet edhe 11-shja më e mirë e vitit e përzgjedhur nga FIFPro.
FIFA ka ndarë edhe çmimin e parë për meshkuj në futboll.
Është çmimi për portierin më të mirë në Botë për vitin 2022.
Fitues i këtij çmimi ka qenë portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, i cili fitoi Botërorin “Katar 2022”.
Ai ka thënë se ka qenë një vit i suksesshëm për të dhe për këtë falënderon familjen dhe tërë ekipin e Argjentinës që bënë të mundur që ata ta fitojnë Botërorin.