Ukrainasit kanë vuajtur në mënyrë të paimagjinueshme për shkak të pushtimit të Rusisë, ka thënë Mbreti Charles në një mesazh për përvjetorin e parë të konfliktit.
Monarku 74-vjeçar tha se populli i Ukrainës ka treguar guxim dhe qëndrim vërtet të jashtëzakonshëm kundër forcave të Vladimir Putinit.
“Bota ka parë me tmerr të gjitha vuajtjet e panevojshme që u janë shkaktuar ukrainasve, shumë prej të cilëve kam pasur kënaqësinë e madhe të takohem këtu në Mbetërinë e Bashkuar dhe, në të vërtetë, në mbarë botën, nga Rumania në Kanada”, shtoi ai.
Mbreti Charles u takua me Volodymyr Zelensky në Pallatin Buckingham në fillim të këtij muaji.
Në deklaratën e tij, ai tha se shprehu mbështetjen e tij personale për Ukrainën gjatë takimit.
“Është inkurajuese që Mbretëria e Bashkuar, së bashku me aleatët e saj, po bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar në këtë moment më të vështirë”, tha Mbreti. /albeu.com