Si u rekrutuan mercenarët e “Wagner”: Na thanë se do luftojmë kundër perëndimit

Chris Hughes, redaktori i The Mirror’s, është takuar me  me dy nga luftëtarët mercenar të grupit Wagner të Vladimir Putin.

Gjatë intervistës ata kanë treguar për “The Mirror”, se si u bën pjesë e vijës së parë të frontit të luftës në Ukrainë, ndërsa u është thënë se ishin në Luftë me Perëndimin, përfshirë edhe me Britaninë e Madhe.

Të dy luftëtarët e këtij grupi, – njëri vrasës i dënuar dhe një bandit i dënuar, u rekrutuan, ndërsa ishin prapa hekurave nga një prej ndihmësve kryesorë të presidentit rus Putin.

Ata u regjistruan pasi Yevgeny Prigozhin, fluturoi në burgjet e tyre me helikopter dhe u premtoi atyre “një fletë të pastër” dhe 200,000 rubla në muaj.

Dhe sot ata treguan se si u hodhën në tmerret e luftës, duke parë shokët e vrarë si mish pavlerë përpara Ushtrisë Ruse.

Njëri madje pranoi se kishte vrarë ushtarë ukrainas, por nuk e dinte se sa luftëtarë famëkeq të Grupit Wagner ishin në ballë të çdo beteje.

32-vjeçari teksa shihej të ishte gjakftohtë tha për Daily Mirror: “Na u tha se vendet e tjera ishin përfshirë në luftën në Ukrainë, përfshirë Britaninë dhe se ne po mbronim Rusinë kundër terroristëve të huaj. Gjithashtu na u tha se nuk do të luftonim civilët, por fashistët dhe ushtarët nga vendet e tjera.

Nga 5,000 luftëtarë të Grupit Wagner të regjistruar fillimisht për Ukrainën, rreth 1,000 vdiqën brenda disa javësh. Përfundimisht, dyshohet se janë dërguar deri në 50 mijë.

Në këtë intervistë, mercenari tjetër, Anatoli i pyetur nëse ka folur me Prigozhin, thotë: “Po, e takova. Ai është një njeri serioz. Unë u regjistrova për Wagner dhe secili merr vendimet e tij. Nuk e kisha idenë se ku po shkoja, por e kuptova se do të luftonim në Ukrainë.”

Dhe me një krenari befasuese, ai tha: “Kam zbuluar se ka një ndryshim midis Grupit Wagner dhe ushtrisë së rregullt. Ne po bënim sulme në shkallë të plotë dhe unë isha në pesë beteja të mëdha dhe Grupi Wagner ishte gjithmonë përpara Ushtrisë.”

Anatoli u kap nga forcat ukrainase pasi ai dhe shokët e tij Wagner u dërguan në një betejë kundër forcave të Kievit në Donbas.


Shtuar 23.02.2023 19:42