Atentati i dështuar në Elbasan, lihen në burg dy “besnikët” e Erion Alibejt

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka dhënë sot masat e sigurisë për Arsen Preçin dhe Arben Spahiun, ky i fundit kunati i Erion Alibej.

Për Arsen Preçin është caktuar masa e arrestit “Burg me afat”, masë e vendosur për 60 ditë, ndërsa për Arben Spahiun masa “Arrest me burg”.

Seanca u kryesua nga Gjyqtari Elis Dine , ndërsa Prokurorë të çështjes janë Kreshnik Ajazi ,Drejtues i Prokurorisë dhe Arbër Berexha.

Arrestimi

Spahiu dhe Preci u arrestuan më 19 shkurt.

Arben Spahiu është kunati i Erjon Alibej dhe tjetri është miku i tij.

Në çantën tip marsup të sekuestruar nga policia ditën e shtunë,  janë gjendur dy mjete identifikuese të falsifikuara greke me identitetin e Arben Spahiut.

Atentati dështoi pasi dhjetëra forca policie rrethuan makinën BMW X6 në bordin e të cilës u sekuestruan 3 armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fisheke, si dhe 2 shishe me lëndë ndjekëse, gati për atentat.

Makina ishte fshehur në një magazine të braktisur, afër shtëpisë së Erion Alibej, një person shumë i njohur i institucioneve ligjzbatuese.

Arben Spahiu është vëllai i Arjan Spahiut ose siç njihej ndryshe “Arjani i vogël”, i cili u ekzekutua disa muaj më parë në Belgjikë. Ndërkohë, Erjon Alibej gjendet u arrestuar me akuzën e prokurorisë për vrasjen e Riger Runajt dhe Emiljano Ramazanit si hakmarrje për ekzekutimin e vëllait të tij, Endrit Alibej në fund të dhjetorit 2018 në Elbasan bashkë me dy persona të tjerë.

Prorokuroria dyshon se vrasjet në Elbasan po ndodhin për shkak të prishjes së pazareve të drogës duke sjellë një numër të madh viktimash. /albeu.com