Dy vëllezër u shuan për një javë , kush është 28-vjeçari që humbi jetën në aksident në Berat

28-vjeçari, Kliton Merkaj, është i riu që ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit sot, si pasojë e një aksienti tragjik në në Rrethrrotullimin e Ciflikut Dimal.

Makina tip “Benz” me të cilën po udhëtonte i riu fatkeq doli nga rruga dhe mori flakë. Për pasojë shoferi ndërroi jetë brenda makinës, pasi pësoi djegie.

Dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Viktima nuk ka arritur të hyjë në rrethrrotullim edhe pse natën ka pasur ndriçim në zonë. Mjeti është përplasur me shtyllën e rrugës duke shkulur atë nga vendi e më pas ka përfunduar në kanal.

Sakaq të afërmit e viktimës bëjnë me dije se pak ditë më parë ka ndërruar jetë edhe vëllai i tij 30-vjeçar, i cili u mbyt në lumë./albeu.com/


Shtuar 21.02.2023 10:49

Tags: