U nxorr i gjallë pas 56 orësh nga rrënojat, burri tregon se si arriti të mbijetojë (VIDEO)

Një burrë arriti të mbijetojë nën rrënoja sëbashku me djalin e tij për 56 orë pas tërmetit apokaliptik që goditti Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e 6 shkurtit.

Burri ka rrëfyer për Anadolu se ai nuk e kishte kuptuar për sa kohë kishte qendruar nën rrënoja, ku ndohej sëbashku me djalin e tij.

Ai tregoi se gjatë gjithë kësaj kohe kishte pirë duhan.

Ndërkohë që burri dhe djali mbijetuan, nuk patën të njëjtin fat guraja dhe vajza e tij, të cilat u nxorën të pajeta nga godina që ishte e shembur komplet.

Nuk e dija sa ditë kaluam nën rrënoja… Kisha duhan me vete, po dredhja një cigare dhe pija duhan”. Në momentin e tërmetit, vajza dhe gruaja ime u përpoqën të vinin tek unë. Atyre u shemb tavani dhe u vranë në vend. Djali im Denis u bllokua dhe theu brinjët e tij. Ekipet e shpëtimit e nxorën nga rrënojat me cigaren në gojë. Kur më nxorën nga rrënojat, cigaren e kisha në gojë. Më thanë ta hidhja, por nuk e bëra sepse kështu mbeta gjallë”, rrëfeu burri.

/AlbEu.com/


Shtuar 19.02.2023 11:14