Trupi i pajetë i një personi është gjetur në një apartament të pabanuar, në një pallat në durrës.
Personi, ende i paidentifikuar dyshohet të jetë endacak, ndërsa policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.
Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:40, në lagjen nr. 13, Durrës, është konstatuar dyshohet i vetëdjegur me lëndë djegëse (benzinë), një shtetas ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e këtij shtetasi dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./albeu.com