U “kryqëzua” nga rrjeti për peshën pas lindjes, Einxhel: S’dinë çfarë kalon trupi i gruas 9 muaj (FOTO LAJM)

Komentet mbi pamjen e jashtme në përgjithësi dhe peshën në veçanti janë të shumta në rrjetet sociale.

Pre e tyre ka rënë së fundmi Einxhel Shkira e cila ishte e ftuar në “Zemët Luana” disa ditë më parë dhe shumë komentues janë “shqetësuar” për peshën që ka fituar pas lindjes.

Einxheli ka vendosur t’u përgjigjet.

Duke ndarë disa komente ajo ka bërë një krahasim me modelen Adriana Lima e cila u kthye në pasarelë pas lindjes me kilogramët e fituar. Einxhel thekson standardet e shoqërisë sonë duke shkruar

“Po ti je Adriana Lima o motër të falet se je super modele. Ke bërë palestër gjithë jetën ke mbajtur linjat. Kurse mua s’më falet se Shqipëria ka standarde. Thuaj që shyqyr nuk je modele këtu se do të kishin lënë pa bukë.”


Shtuar 17.02.2023 11:29