“S’kanë mundësi të paguajnë kafen”, Mamaqi-pensionistëve: Vetë e keni fajin

Aktori i humorit Ermal Mamaqi ka postuar në Instagram një foto nga liqeni i Tiranës përballë një tabele që kafen dhe ujin e ka me ulje nga ora 7 e mëngjesit deri në 9.

Pasi ka parë këtë tabelë, Mamaqit ndërmend i kanë ardhur të moshuarit, të cilët nuk kanë mundësi të përballojnë pagesën e një kafeje në mëngjes, për shkak se nuk kanë suportin e fëmijëve.

Sipas tij, që fëmijët nuk i mbështetin është vetë faji i të moshuarve të cilët nuk kanë ditur t’i edukojnë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)

Postimi i Mamaqit:

Ecja nga liqeni dhe pashë këtë tabelën.

U gëzova për ata pensionistë që kishin mbushur kafenenë.

Pastaj u trishtova për pensionistët të cilët nuk kanë mundësi ta pinë kafen 120 lekë mbas orës 10.

Pastaj mendova për prindërit e mi që nuk kanë kto sfida. Unë dhe vllai im jemi gjithmonë në suport.

Përsëri mendova për pensionistët që kanë fëmijë që nuk u i mbështesin. Trishtimi më i madh janë fëmijët që kanë mundësitë dhe përsëri nuk i ndihmojnë prindërit.

Por përsëri ky është faji i prindërve që i kanë edukuar të tillë…

Mos investoni për Pensionin miq.

Investoni te fëmijët tuaj.

Ata janë pensioni më i mirë./albeu.com

 


Shtuar 16.02.2023 14:03