Parlamenti rus, seancë të jashtëzakonshme për integrimin e rajoneve të aneksuara

Dhoma e sipërme e parlamentit rus do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme të mërkurën e ardhshme, dy ditë para përvjetorit të pushtimit të Ukrainës.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA tha se takimi do të përqëndrohet në miratimin e ligjeve për integrimin e katër rajoneve të Ukrainës në Federatën Ruse.

Shtatorin e kaluar, Moska aneksoi Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson, një veprim që është dënuar ndërkombëtarisht dhe nuk është njohur.

Duma e Shtetit, një dhomë e ulët, do të mblidhet në mëngjesin e 22 shkurtit, ndërsa seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Federatës do të fillojë në mesditë.

Ndërsa më 21 shkurt, Vladimir Putin pritet të mbajë fjalimin e tij vjetor në asamblenë federale,  një takim i përbashkët i dy dhomave të parlamentit të Rusisë./albeu.com


Shtuar 15.02.2023 08:25