Ende ka shpresë për të mbijetuar n ën rrënojat e tërmetit të 6 janarit në Turqi.
SkyNews bën me dije se sapo është nxjerrë e gjallë një grua, e cila kishte 203 orë poshtë një grumbulli rrënojash në Turqi, një ndërtese të shembur në Hatay.
Dritarja vendimtare për të gjetur të mbijetuarit e tërmetit është mbyllur prej kohësh, por ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet e tyre në të gjithë Turqinë dhe Sirinë dhe ende gjejnë njerëz të gjallë.
Më herët gjatë ditës së sotme, një adoleshent dhe dy vëllezër u shpëtuan. Gjithashtu një gjyshe, nëna dhe foshnja u kontaktuan brenda rrënojave të një ndërtese trekatëshe të rrëzuar./albeu.com