Berisha para protestuesve: Në Parlament po shtypen të drejtat e 750 mijë zgjedhësve, nuk e tolerojmë. Të enjten protestë!

Sali Berisha pasi doli nga Kuvendi falenderoi protestuesit të cilët ishin mbledhur jashtë ambienteve të Parlamentit.

Parlamenti shqiptar u dominua nga fantazma e McGonigal të Edi Ramës, theksoi Berisha.

Kreu i PD-së u ndal dhe te deklarata e bërë të premten ku tha se “Erion Veliaj së bashku me ministra dhe ministre ka bërë orgji në night clube të Tiranës.”

Ai shtoi se ka foto dhe prova.

Berisha: Ato janë një realitet dhe hetimit do t’i jepen. Por ato nuk janë kryesore, kryesore është lidhja e dy tradhtarëve, MCGonigal dhe tradhtarit të kombit shqiptar, Edi Rama. Prania juaj këtu i detyroi të largohen nga Parlamenti, por edhe tjetër do duhet tu marrin leje ju për tu larguyar nga Parlamenti. Ndaj iu them, më mirë zbatoni rregullat, l;igjet dhe respektoni të drejtat e opozitës. Janë 750 mijë zgjedhës, të drejtat e tyrë shtypen në Parlamenet dhe ne nuk e tolerojmë këtë. Rroftë Revolucioni, rrofshi ju.

Ndërsa para selisë së PD-së, Berisha premtoi se beteja do të vazhdojë deri në fitoren e plotë të Revolucionit.

Berisha: Kjo betejë do vazhdojë deri në fitoren e plotë të Revolucionit demokratik mbi monizmin e bazbuar në drogë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Pyetjes se a do të vazhdojnë protestat ai tha ‘Pa diskutim’.

/Albeu.com/


Shtuar 13.02.2023 18:47