Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë ë Tiranë, ku një 23-vjeçar ka përplasur me mjetin e tij një shtetase ende të paidentifikuar.
Sipas policisë personi i gjinisë femërore ndohet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi:
Më datë 07.02.2023, në orën 16:00, në bulevardin Zhan D’Ark, shtetasi M. A., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetase, ende të paidentifikuar, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.